Manchester United fiton finalen e Carabao Cup, trofeu i parë për Ten Hag (VIDEO)

Manchester United merr trofeun e parë në epokën “Ten Hag”. “Djajtë e Kuq” triumfuan në finalen e Carabao Cup përballë Newcastle United, të cilin e mposhtëm pastër 2-0.

United kaloi në epërsi në minutën e 33-të pasi fituan një goditje të lirë në një pozicion të rrezikshëm nga krahu i majtë i sulmit. Shoë krosoi topin për Casemiron në qendër, teksa braziliani do të godiste saktë me kokë.

Vetëm pak minuta më vonë, një kundërsulm i shpejtë i futbollistëve të United përmbyllet me gol nga Rashford, i ndihmuar edhe nga devijim i mbrojtësit.

Për United ky është suksesi i gjashtë në histori në këtë kompeticion. Vetëm Liverpooli me 9 dhe Manchester City me 8, e kanë fituar më shumë Carabao Cup.

SHKARKO APP