Manchester United ndalet në barazim spektakolar ndaj Leeds (VIDEO)

Manchester United dhe Leeds United dhurojnë spektakël në duelin e prapambetur në Premier League, por nuk kanë mundur të shkojnë përtej një barazimi 2-2.

Miqtë gjetën të parët rrugën drejt rrjetës, duke realizuar me Gnonto në minutën e parë. Në fillimin e pjesës së dytë, Varane komplikoi gjithçka duke shënuar golin e dytë në portën e tij.

“Djajtë e Kuq” tentuan të reagonin dhe në minutën e 62-të Rashford gjeti rrugën drejt rrjetës, duke rihapur sfidën.n8 minuta më pas Sancho barazoi për ekipin e Ten Hag, duke dalë me një pikë nga kjo sfidë.

Pas këtij takimin Manchester United qëndron në vend të tretë me 43 pikë, ndërkohë që Leeds ngjitet në vend të 16-të me 19 pikë.

SHKARKO APP