Mancini: Mbeten dhe 6 ndeshje deri në finalen e Wembley-it!

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini u shfaq shumë i lumtur pas fitores 3-0 të Italisë kundër Turqisë. Strategu evidentoi se tifozët e ndihmuan ekipin që të qarkullonte më mirë topin.

”Luajtëm një ndeshje të mirë, madje edhe në pjesën e parë ku nuk gjetëm golin. Ishte sfida e parë, nuk ishte e lehtë pasi luajtëm kundër një ekipi të mirë. Tifozët na ndihmuan dhe ishte e rëndësishme për ne që ta lëviznim topin shpejt.

Mesazh për skuadrat e tjera? Ishte e rëndësishme ta nisnim mirë, është një kënaqësi e madhe për të gjithë italianët. Shpresoj për shumë mbrëmje si kjo, kanë mbetur vetëm gjashtë ndeshje deri në finalen e Wembley-it’’, deklaroi Mancini.

Italia është pjesë e Grupit A me Zvicrën, Turqinë dhe Uellsin, teksa “Të Kaltrit” janë thuajse të kualifikuar.

SHKARKO APP