Home Sporti Marotta: I ke...

Marotta: I kemi bërë dy blerje në merkato, nuk do të ketë revolucion

28
0
Inter Milan's Sports Director, Giuseppe Marotta attends a press conference on June 5, 2023 at the club's training ground in Appiano Gentile, north of Milan, as part of a Media Day five days ahead of Inter Milan's UEFA Champions League final against Manchester City. (Photo by GABRIEL BOUYS / AFP) (Photo by GABRIEL BOUYS/AFP via Getty Images)

Dy ditë pasi kanë fituar titullin e 20-të kampion në Serie A, drejtuesit e Inter kanë nisur nga puna për të ndërtuar ekipin e sezonit të ri. Madje drejtori sportiv zikaltër Beppe Marotta, ka shkuar më tej, duke deklaruar se tashmë Inter ka mbyllur dy blerjet e para.

“A është e mundur të forcohemi pa shitur asnjë nga lojtarët e mëdhenj? Nuk e di, fjala i pashitshëm nuk ekziston. Vullneti për të qëndruar ose për t’u larguar është në kokën e lojtarëve individualë se sa në klub. Askush nuk ka shprehur dëshirën për t’u larguar dhe në parim kjo skuadër do të rikonfirmohet në shumicën e saj.

Ne do të veprojmë në mënyrën më të mirë dhe dy nënshkrime edhe ende jo në mënyrë zyrtare, tashmë janë bërë. Ne nuk do të bëjmë revolucion në ekip, por do të çojmë përpara projektin tonë dhe do të shikojmë objektivin e qëndrueshmërisë duke synuar ende të fitojmë.

Ne jemi një kompani e fortë dhe kemi një model fitues. Ne e kemi konsoliduar këtë ndër vite, duke fituar trofe, por ka ende vend për përmirësim”, u shpreh drejtuesi zikaltër.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit