”Marrëzia” kthehet online, SHISH ngre alarmin: Krimi i organizuar në bastet online

Sallat e basteve në çdo lagje sollën një situatën alarmante në shumë familje duke shtuar ndjeshëm numrin e personave të varur nga bixhozi dhe kësaj situate si KOKSH dhe MAS thanë se nuk do t’i rikthehen. Ministrja la një shteg të hapur përsa i përket formalizimit të tregut digjital.

“Dëgjova argumentet e tyre mbi formalizimin e tregut digjital sipas modeleve më të mira të vendeve të tjera. Në ditët në vijim do të vazhdojmë me dëgjesa të tjera”,-tha Evis Kushi

Shumë persona operojnë me baste online në faqe si loj55.com, Bet365, buda355.com, bursa7777.club, 365skybet.com etj. Këto faqe kanë server jashtë Shqipërisë dhe persona të caktuar kanë akses nëpërmjet një useri duke vendosur baste online dhe pagesën e bëjnë online nëpërmjet kartave.

Shërbimi Informativ i Shtetit, ngreh një alarm të fortë për përfshirjen e krimit të organizuar në bastet online, për shkak të fitimeve të larta dhe mungesës së kontrollit.

“Korrupsioni dhe krimet në ekonomi mbeten fenomene shqetësuese që cenojnë barazinë ekonomike mes shtetasve dhe sundimin e ligjit. Krimet në ekonomi më të përhapura janë: evazioni fiskal, nëpërmjet aplikimit të praktikave dhe skemave të ndryshme abuzive; kontrabanda e mallrave të akcizës, shfaqur nëpërmjet manipulimit të dokumentacionit doganor, si dhe të kartëmonedhave të huaja kesh dhe të metaleve të çmuara mbi vlerën e lejuar; realizimi i lojërave të fatit në informalitet; huadhënia informale jashtë instrumenteve bankare, aplikimi në informalitet i kriptomonedhave virtuale dhe brokerimi i palicencuar”. /TCH/

SHKARKO APP