Marrin fund dilemat, De Bruyne do të luajë në Europian!

Kevin De Bruyne nuk ka nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale pas frakturave që pësoi në hundë dhe në sy, gjatë finales së Championsit për Manchester City-n. Mesfushori 29-vjeçar la fushën pasi u dëmtua gjatë një përplasjeje me Antonio Rudiger.

Trajneri Roberto Martinez bëri të ditur se futbollisti nuk ka nevojë për operacion dhe do të bashkohet me skuadrën në të ardhmen e afërt. Belgjika do të hapë fushatën e saj në “Euro 2020” me përballjen kundër Rusisë në 12 qershor.

Skuadra e Martinez ka dy ndeshje miqësore para se të nisë kompeticionin zyrtar, me përballjet me Greqinë dhe Kroacinë që po afrojnë. De Bryune nuk pritet të jetë në asnjërën nga miqësoret, por me siguri që do ta shohim në fushë në Europian.

 

SHKARKO APP