Masakra me 4 të vrarë, deputetja e PD-së deklaron nga Velipoja: Gjunjëzim i shtetit para krimit

Partia Demokratike ka reaguar zyrtarisht lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi të dielën në Velipojë dhe që tronditi mbarë opinionin publik përgjatë këtyre orëve.

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike Greta Bardeli, në një dalje publike për mediat vetëm pak metra nga vendi ku ndodhi ngjarja në Velipojë deklaroi se masakra e ndodhur në mesnatë ekspozon edhe njëherë gjunjëzimin e shtetit para krimit, rënien e rendit dhe sigurisë pikërisht për shkak të atyre që e kanë normalizuar krimin duke e bërë atë pjesë të pushtetit, ndërsa policinë e përdorin për mbrojtur interesat e regjimit dhe jo të qytetarëve.

“Sot është një ditë e dhimbshme për Velipojën, për Shkodrën dhe mbarë Shqipërinë.

Masakra e ndodhur në mesnatë ekspozon edhe njëherë gjunjëzimin e shtetit para krimit, rënien e rendit dhe sigurisë pikërisht për shkak të atyre që e kanë normalizuar krimin duke e bërë atë pjesë të pushtetit, ndërsa policinë e përdorin për mbrojtur interesat e regjimit dhe jo të qytetarëve.

Kjo masakër, në një zonë turistike dhe në mes të sezonit, dëshmon edhe njëherë se me Edi Ramën jetët e qytetarëve, familjeve dhe fëmijëve shqiptarë janë të rrezikuara nga dorëzimi i shtetit përpara grupeve kriminale.

Ku strategjia makabër e “hëngshin kokat e njëri-tjetrit”, pasqyrohet edhe nga postimi i turpshëm në “facebook” i Edi Ramës, me të cilin tregon se ai jeton i shkëputur nga realiteti, që nuk njëh dhe nuk mban përgjegjësi për dorëzimin pa kushte të Velipojës, Shkodrës dhe Shqipërisë në duart e krimit.

Kjo gjendje ankthi dhe pasigurie, dëmton Velipojën, dëmton Shkodrën dhe dëmton imazhin e Shqipërisë në një moment të vështirë për ekonominë e vendit tonë, që ka turizmin një element jetik të saj.

Prandaj kërkojmë që Policia e Shteti të gjej forcën për t’u distancuar nga regjimi dhe të veprojë e lirë nga presionet politike, duke u ngritur në lartësinë e detyrës që i cakton Kushtetuta, në mbrojtje të jetës dhe shëndetit të qytetarëve”, deklaroi deputetja e zgjedhur e PD-së Greta Bardeli.

SHKARKO APP