Mbërrijnë 31.590 doza Pfizer, Manastirliu: Çdo qytetar +18 vjeç mund të vaksinohet pa kufizim

E rikonfirmuar në detyrë, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se këtë mbrëmje në Rinas kanë mbërritur 31.590 doza të vaksinës Pfizer. Po ashtu thirrja dhe apeli i sa është vaksinimi, pasi edhe siç e thekson, ”çdo qytetar +18 vjeç mund të vaksinohet pa kufizim”.

Postimi i plotë

31,590 doza të vaksinës Pfizer mbërritën pak minuta më parë në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në mbi 1 milion e 950 mijë numrin e vaksinave anticovid të mbërritura. Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni qendrat shëndetësore dhe qendrat e vaksinimit të përqëndruar janë të hapura çdo ditë, ku çdo qytetar +18 vjeç mund të vaksinohet pa kufizim, mjafton karta e identitetit.

SHKARKO APP