Mbi 1 milion vaksina anti-covid, Rama: Sezon turistik përtej pandemisë

Shqipëria është në ritmet më të mira të vaksinimit anti-covid. Pothuajse çdo javë në Rinas mbërrijnë falë qeverisë, vaksinat shumë të nevojshme anti-covid.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale lajmin se 50 mijë vaksina të tjera coronavax mbërritën mesditën e së dielës në vendin tonë, duke e çuar numrin total të vaksinave kundër koronavirusit në 1,067,950.

Sipas kreut të qeverisë, ritmi i vaksinimit do të vijojë të rritet për një sezon turistik përtej pandemisë.

“Aeroporti “Nënë Tereza”. Edhe 50,000 doza të tjera të vaksinës Coronavac sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke e çuar në 1,067,950 sasinë e vaksinave AntiCovid të mbërritura deri tani. Ritmet e vaksinimit do të vijojnë të rriten ditë pas dite, për një sezon turistik përtej pandemisë”, shkruan Rama.

SHKARKO APP