Mbi 20 mijë gjoba në një javë, ministri Balla: Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor

Ministri i Brendshëm Taulant Balla u bën thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Balla në një postim të tij në rrjetet sociale, ka ndarë shifrat e shkeljeve të evidentuara nga Policia Rrugore gjatë një javës së fundit, duke synuar sensibilizimin e publikut për rëndësinë e respektimit të rregullave të qarkullimit. “Ju lutem respektoni rregullat e qarkullimit rrugor”, shkruan Balla.

Sipas të dhënave të prezantuara, gjatë kësaj periudhe, Policia Rrugore ka vendosur një numër të konsiderueshëm masash për shkelje të ndryshme të qarkullimit.

Policia Rrugore ka ndërmarrë 1846 masa për parakalim të gabuar, 10711 masa për qëndrim të gabuar në rrugë, dhe 7632 masa për tejkalim të shpejtësisë së lejuar.

SHKARKO APP