Home Sporti “Mbi 20 vite ...

“Mbi 20 vite bashkëpunim i frytshëm”, FSHF nënshkruan kontratën e re me sponsorin e Kombëtares

43
0

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) dhe “Ujë Tepelenë” kanë kënaqësinë të njoftojnë rinovimin e kontratës së bashkëpunimit për tri vitet e ardhshme. Ky partneritet që ka zgjatur për 20 vite, ka qenë një shtyllë e rëndësishme në mbështetjen e futbollit shqiptar dhe në promovimin e sportit në të gjitha nivelet.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, dhe CEO i “Ujë Tepelenë”, Luca Busi, firmosën sot kontratën e re, në një ceremoni të veçantë të mbajtur në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”. Ky rinovim vjen në një moment shumë të rëndësishëm, teksa Kombëtarja Shqiptare e Futbollit po përgatitet të marrë pjesë në Kampionatin Evropian të Futbollit “UEFA EURO 2024”, që do të zhvillohet këtë verë në Gjermani.

Bashkëpunimi midis FSHF-së dhe “Ujë Tepelenë” është një nga më të gjatët dhe më të frytshëm në historinë e sportit shqiptar. Prej dy dekadash, Ujë Tepelene ka ofruar mbështetje të vazhdueshme për Kombëtaren Shqiptare dhe aktivitetet e FSHF-së, duke siguruar hidratimin dhe freskinë e sportistëve në çdo ndeshje dhe stërvitje. Gjatë këtyre viteve, Ujë Tepelene ka qenë simbol i besnikërisë dhe përkushtimit ndaj futbollit shqiptar, duke ndihmuar në ndërtimin e një kulture sportive që promovon shëndetin dhe performancën e lartë.

Në fjalën e tij përshëndetëse në këtë aktivitet, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka e nisi me një falënderim për CEO-n Busi dhe sponsorin “Ujë Tepelenë”, që ka qenë ndër sponsorët e parë që ka lidhur kontratë me FSHF-në, ndërsa zbuloi se Ujë Tepelene do të shoqërojë ekipin edhe në fazën përgatitore në Austri dhe në finalet e EURO 2024.

“Dua ta nis më një falënderim për Luca Busi-n dhe të gjithë familjen Busi. Luca si CEO i Ujit Tepelene është sponsori i parë që ka ardhur, dhe dua ta falënderoj që mori iniciativën dhe mbështeti FSHF-në, pati besim te ne që do të ishim partnerë seriozë. Ujë Tepelene e ka shoqëruar futbollin tonë për 20 vite në mënyrë konstante, pa dyshim futbolli ka uljet dhe ngritjet e veta, ka rezultate pozitive dhe negative. Tepelena ka qenë gjithmonë mbështetës, bashkëpunues dhe ka besuar te ne.

Viti 2024, vit kur ne jemi pjesë e një turneu shumë të rëndësishëm, Kampionati Europian “Gjermani 2024”, përkon me 20-vjetorin e kësaj marrëdhënie dhe kjo periudhë kaq e gjatë tregon se sa seriozë kanë qenë të dyja palët, për t’u rritur të dy bashkë dhe për t’i shërbyer të dy bashkë qëllimeve të përbashkëta, qoftë biznesit, apo qoftë edhe promovimit të futbollit.

Uroj që edhe në Europian, Ujë Tepelene të motivojë akoma edhe më shumë skuadrën. Ata do vazhdojnë të pinë Ujë Tepelene edhe në Austri, edhe në Gjermani. Kompania na ka siguruar furnizimin me ujë, madje me shishen e re që ka prodhuar enkas për EURO 2024. Uroj që uji, t’i sjellë fat të gjithë skuadrës. Ju falënderoj edhe njëherë për bashkëpunimin e deri tanishëm dhe t’i garantoj Ujit Tepelene që ne do vazhdojmë të jemi po kaq serioz sa tani”, tha Duka.

Me rastin e pjesëmarrjes së Kombëtares Shqiptare në Euro 2024, Ujë Tepelene ka krijuar një etiketë të re Limited Edition, e cila përmban firmat e të gjithë futbollistëve të Kombëtares. Kjo etiketë e veçantë do të jetë në dispozicion për një periudhë të kufizuar dhe synon të festojë këtë moment historik për futbollin shqiptar, duke e bërë çdo shishe të Ujë Tepelene një kujtim të veçantë për tifozët dhe mbështetësit e ekipit.

Ky bashkëpunim i rinovuar thekson përkushtimin e përbashkët të FSHF-së dhe Ujë Tepelene për të promovuar sportin dhe për të mbështetur atletët shqiptarë. Në një kohë kur Kombëtarja përgatitet për sfidat e Euro 2024, ky partneritet do të luajë një rol kyç në sigurimin e kushteve optimale për sukses.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit