Mbledhja e grupit të PS, Çuçi: Nëse do të jetë gati, të enjten miratojmë Amnistinë Penale

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi, tha se nëse çdo gjë do të jetë gati, këtë të enjte Parlamenti do të miratojë ligjin për amnistinë penale. Çuçi tha se Partia Socialiste do ta çojë për rivotim amnistinë dhe se për këtë presin propozimet e opozitës.

“S’do të tërhiqemi për në dijeninë time është lënë një mbledhje grupi nesër nga opozita dhe do të diskutohet ky ligj. Po presim propozimet e tyre (opozitës). Kemi rënë dakord. Ata kanë rënë dakord me propozimet tona (opozita).

Për GJKKO nuk do të tërhiqemi. Në sensin që nuk do të ketë tolerancë nga ata që gjykohen nga GJKKO. Çështjet teknike do të diskutohen. E enjte e madhe? Nëse bëhemi gati do të miratojmë ligjin për amnistinë. Ligjet që janë kthyer për shkak të kuorumit, do të futen sërish për votim se ato nuk kanë nevojë për vota”, tha Bledi Çuçi.

SHKARKO APP