Mbledhja e Kryesisë, Basha paralajmëron: Demokratët s’presin dot deri në 2025

Kreu i PD-së, Lulzim Basha mblodhi Kryesinë pak ditë pasi u vendos për herë të tretë në krye të partisë. Gjatë fjalës së tij ai ka theksuar se reformat që do të ndërmarrë PD-ja janë në në funksion të suksesit të betejës dhe fitores për Shqipërinë. Ai ka bërë thirrje që qytetarët t’i bashkohen PD-së që realiteti i shoqërisë shqiptare të ndryshohet dhe të rrëzohet regjimi Rama-Doshi.

”Është e domosdoshme që të gjithë ne, nga Kryesia te Këshilli kombëtar, të lexojmë qartë atë që ishte vullneti i demokratëve. Ata e dinë më mirë se ne se cfarë ka ndodhur në 25 prill, ata e dinë më mirë se ne se sa e vështirë është përballja me regjimin.

Çdo hap që do të bëjmë deri në përfundimin e analizës dhe mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, duhet të kemi parasysh që demokratët na kërkuan vazhdimin e betejës.

Dhe për të arritur këtë, detyra jonë është të përgatitemi me të gjitha format dhe mjetet për këtë përballje.  Një përballje që kërkon që Partia Demokratike të jetë e gatshme për ta kryer detyrën e saj ndaj regjimit një orë e më parë, sepse Shqipëria, shqiptarët dhe demokratët nuk mund të presin deri në 2025”,-tha Basha.

SHKARKO APP