Home POLITIKE Mblidhet Kësh...

Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD, Paloka: Do të fokusohemi te protesta, demokratët presin shumë

107
0

Deputeti i PD-së dhe kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka gjatë mbledhjes tha se protesta e 20 shkurtit është çështja më e rëndësishme, ndërsa theksoi se demokratët presin shumë nga protesta e paralajmëruar.

”Këshilli Kombëtar do të përqendrohet në protestën e 20 shkurtit. Kjo është cështja më e rëndësishme. Do të bëjmë një përcaktim dhe një ndarje të punës për deputetët.

Për situatën politike jemi të qartë. Jemi në kushtet kur lideri i opozitës është “arrest shtëpie”. Në parlament, opozitës i janë hequr të gjitha të drejtat e saj kushtetuese.

Grupi parlamentar ka muaj që reagon fuqishëm dhe të vazhdojë. Ka pasur reagime nga ndërkombëtarët që i kanë bërë thirrje Ramës për plotësimin e kushteve.

Reagimet e tyre erdhën vetëm në momentin kur parlamenti mori zjarr. Me këtë dua të them që nëse nuk reagojmë ne, as ndërkombëtarët nuk do ta vijnë pas. Te protesta e 20 shkurtit, demokratët presin shumë. Gjëja kryesore do të jetë pjesëmarrja”,-tha Paloka.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit