Mblidhet Komisioni për 25 prillin, afati 3 mujor. Salianji: Media të jetë e pranishme gjatë gjithë kohës

Pasi PD-ja e kërkoi dhe Kuvendi e votoi me 123 vota pro, sot ka nisur punën Komisioni Hetimor për Zgjedhjet e 25 prillit. I pari në mbledhje foli kryetari i Komisionit, Enkelejd Alibeaj, por pas tij e mori fjalën edhe sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.

Ky i fundit tha se bazuar në ligjin përkatës asnjë prej anëtarëve zëvendësues nuk duhet të marrë pjesë në këtë mbledhje dhe në asnjë mbledhje tjetër ku nuk është e nevojshme. Sipas Bardhit në total duhen 15 persona në mbledhje, ndërkohë që ishin 16 bashkë me anëtarin zëvendësues, Etjen Xhafaj. Me 123 vota pro, Kuvendi miratoi më 14 tetor ngritje e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit.

Anëtari i PD-së në këtë komision, Ervin Salianji ka kërkuar që mediat të lejohen të jenë prezente gjatë gjithë kohës. “Më duket sikur jemi ne byronë e Partisë Komuniste ku largohen mediat pas 5 minutash. Unë kërkoj që mediat të jenë të pranishme gjatë gjithë kohës, pasi nuk ka mungesë hapësirash sidomos në këtë çështje që është me sensibilitet të lartë. Media duhet të jetë e pranishme gjatë gjithë kohës”.

Përbëra e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit

1.Enkelejd Alibeaj Kryetar PD
2.Toni Gogu Zëvendëskryetar PS
3.Klotilda Bushka anëtare PS
4.Blerina Gjylameti anëtare PS
5.Aurora Mara anëtare PS
6.Klevis Xhoxhi anëtar PS
7.Nasip Naço anëtar PS
8.Petro Koçi anëtar PS
9.Bardhyl Kollçaku anëtar PS
10.Gazmend Bardhi anëtar PD
11.Oerd Bylykbashi anëtar PD
12.Ferdinand Xhaferraj anëtar PD
13.Ervin Salianji anëtar PD
14.Kreshnik Çollaku anëtar PD
15.Petrit Vasili anëtar deputet i pavarur

1.Xhemal Qefalia anëtar zëvendësues PS
2.Etjen Xhafaj anëtar zëvendësues PS
3.Arbi Agalliu anëtar zëvendësues PD

SHKARKO APP