Mblidhet sot Komisioni Hetimor për shkarkimin e Presidentit

Sot pritet të zhvillohet mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta në orën 13:00.

Në rendin e mbledhjes sot është miratimi i procesverbalit të mbledhjes së datës 14 maj 2021, marrja e detyrës së ekspertit ligjor Artan Spahiu dhe komunikimi i përgjigjeve të institucioneve të tjera dhe prezantim me informacionin e ardhur nga Autoriteti i Mediave Audiovizive.

Komisioni Hetimor ka zgjedhur dy ekspertë ligjorë të komisionit, Erind Mërkurin dhe Artan Spahiun.

SHKARKO APP