Mbrojtësi i Italisë: Dua Ronaldon në çerekfinale, ndalet më lehtë se Lukaku!

Acerbi ishte titullar mbrëmjen e djeshme ndaj Austrisë për të zëvendësuar Chiellinin, i cili nuk është gati. Mbrojtësi i Lazios për në çerekfinale preferon më shumë një përballje me Ronaldon.

“Tani, çdo ndeshje është e rëndësishme. Kemi fituar ndaj Austrisë falë forcës së grupit. Lukaku është më i vështirë të ndalet sesa Ronaldo, sepse është një lojtar më i kompletuar dhe shënon gjithmonë.

Është shumë i fuqishëm dhe ka një gjuajtje të fortë. Cristiano është golashënuesi klasik, por pak më i lehtë për t’u ndalur se Lukaku”, deklaroi Acerbi.

SHKARKO APP