Mbrojtësi i Italisë mund të humbasë Europianin, operohet për dëmtim muskulor

Mbrojtësi i Tottenham-it dhe Italisë, Destiny Udogie, mund të humbasë Kampionatin Europian të kësaj vere pas një operacioni për një dëmtim të muskujve.

Mbrojtësi i majtë 21-vjeçar italian ka qenë një pikë e fortë e skuadrës së Ange Postecoglou në Londrën e Veriut këtë sezon, duke shënuar dy herë dhe duke dhënë tre asiste në 28 ndeshje të Premier League.

Ai fitoi luajti ndeshjen e tij të parë me kombëtaren axurre në tetor dhe ishte përsëri pjesë e skuadrës në mars. Udogie postoi një foto të tij dhe nënës së tij në spital të shtunën në mbrëmje, pasi i është nënshtruar një operacioni për një dëmtim të paidentifikuar.

Talenti italian konfirmoi se sezoni i tij kishte përfunduar si rezultat i problemit.

 

SHKARKO APP