Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës përfshihet në aksident të rëndë në Itali

Lojtari i Kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda është përfshirë në një aksident të rëndë automobilistik në Torino. Mbrojtësi i ekipit “granata” ndodhej në bordin e “Mercedes C-Class AMG” kur është përplasur me një “Jeep Renegade” të kuq.

Fotot e raportuara nga “Torinocronaca.it” tregojnë dëmtimin e makinave, nga përplasja e fortë mes dy makinave. Të dy e kanë kaluar këtë aksident të frikshëm pa u dëmtuar.

Mbrojtësi i skuadrës së Juric ishte rrugës për në stërvitje, në të cilën mori pjesë sërish, pavarësisht aksidentit të tmerrshëm rrugor. Frika e madhe kaloi, për fat të mirë asnjë lëndim serioz i Vojvodës, i cili do të jetë normalisht në skuadër për ndeshjen ndaj Atalantës.

 

SHKARKO APP