Mbyllet gjimnazi ”Mehmet Akif Ersoy”. A e bëri qeveria Rama ”kurban” për Erdoganin?

Pak ditë pas nisjes së vitit të ri shkollor, qeveria ”Rama 3” ka vendosur që të mbyllë gjimnazin “Mehmet Akif Ersoy” në Tiranë, një prej më të mirëve në Shqipëri. Mbyllja është bërë me arsyetimin e shkeljes së rëndë të licencës, pasi sipas Ministrisë së Arsimit, godina ku ushtrohej aktiviteti nuk ishte pajisur me autorizimin përkatës nga ministria.

Por a vjen ky vendim kaq i fortë me kërkesë të presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan? Dyshimet janë të shumta, pasi edhe në vizitën e tij të fundit në Tiranë, Erdogani i bëri thirrje qeverisë shqiptare në lidhje me mbështetësit e Gulenit, ”armiku” i tij.

“Mbylljen e veprimtarisë së institucionit arsimor privat parauniversitar “Mehmet Akif Ersoy”, i licencuar me vendimin nr.560, datë 26.8.1996, të Këshillit të Ministrave, “Për dhënie lejeje për funksionimin e institucioneve arsimore private”, për nivelin e arsimit të mesëm të lartë, i cili e zhvillon mësimin edhe në gjuhë të huaj”, thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Prej vitesh Turqia kërkon mbylljen e shkollave të Gylen në Shqipëri, madje duke prezantuar në vend rrjetin e shkollave Maarif, që mbështeten nga Erdogan. Ky i fundit dyshohet se qëndron pas shtyrjes së vazhdueshme të hapjes së Xhamisë së Namazgjasë, pasi akuzon se në krye të Komunitetit Mysliman Shqiptar janë mbështetësit e Gylenit.

SHKARKO APP