”Më hodhe poshtë për lojë”, prishet miqësia mes Romeos dhe Meritonit: Frika jote më e madhe…

Një tjetër miqësi është pishur në ”Big Bother Albania Vip 3”’. Romeo Veshaj dhe Meriton Mjekiqi janë përfshirë në një debat të ashpër së fundmi. Kjo pasi Meritoni kishte folur pas shpinës së artistit nga Vlora, gjë që bëri të niste një konflikt mes tyre. Romeos duket se i ngeli hatri për faktin se një gjë të tillë nuk e priste nga ai që e kishte konsideruar mik.

“Frika jote më e madhe është të dalësh nga këtu sepse nuk do i shohësh dot në sy njerëzit e dashur”, iu drejtua Romeo në një moment Meritonit.

Ai ia bëri me dije se e hodhi poshtë për lojë, ndonëse jashtë kanë qenë miq shumë të mirë. Pritet të shihet se si do të vijojë kjo miqësi apo do të shkëputet tërësisht.

SHKARKO APP