Mediu: Do kërkojmë formimin e koalicioneve parazgjedhore, ndryshe nuk vijmë në pushtet

Ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu, në një intervistë për Euronews Albania, theksoi se do të kërkojë formimin e koalicioneve para-zgjedhore.

A theksoi se është e papranueshme që vendi ynë ka që 15 vite në NATO dhe akoma nuk bën zgjedhje të ndershme.

Mes tjerash ai nënvizoi se shqiptarët kanë nevojë për parlament dhe opozita duhet të bëjë të pamundurën që të shëndosh partinë politike.

“Kualicionet duhet të lejohen sepse sistemi që ne kemi nëse e djathta shkon e copëzuar favorizon drejtpërdrejt mazhorancën. Çdo votë që nuk kthehet në mandat për një parti politike, shkon në avantazh për një parti tjetër. PS edhe pse ka 48%  ka më shumë se 51% të deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë. Ne do kërkojmë formimin e koalicioneve para zgjedhore. Është e papranueshme që jemi që 15 vite në NATO dhe akoma nuk bëjmë zgjedhje të ndershme.

Di që pjesa më e madhe e kolegëve deputetë ndajnë të njëjtin qëndrim me mua. Unë jam i gatshëm të dëgjoj me vëmendje, mendimin e kujtdo kolegu që të më thotë që kështu është mënyra më e mirë për të shëndoshur partinë politike. Shqiptarët kanë nevojë për parlament. Opozita është e interesuar për parlament”-tha ai.

Ndryshe la të kuptohej Mediu opozita nuk vjen kurrë në pushtet.

SHKARKO APP