Home Sporti Memelli sqaro...

Memelli sqaron sherrin me Adilin dhe i kërkon falje pas ndeshjes

70
0

Trajneri Migen Memelli u përfshi në një debat me mbrojtësin e Vllaznisë, Mevlan Adili, që i kushtoi përjashtimin e këtij të fundit me karton të kuq në nisje të pjesës së dytë. Pas ndeshjes strategu sqaroi edhe atë çka ndodhi mes të dyve.

“Unë hyra të ndaj Zguron me Adilin dhe i thashë atij që të hyjë brenda, pasi lojtarin tim po e ruaja unë. Ai ishte i nervozuar dhe debati u tensionua, ndërsa në fund u ndëshkuam të tre, por për të ishte i dyti. Shkova të flas edhe tani me Adilin, por ishte pak i nervozuar dhe është normale.

Megjithatë janë gjëra që ndodhin dhe më kanë ndodhur edhe mua kur kam luajtur futboll. Unë kam eksperiencë të hidhur me Zguron dhe po provoja ta largoja sa më parë, pasi doja të ruaja lojtarin tim. Gjithsesi hapin e parë po e bëj unë dhe po i kërkoj ndjesë Adilit”, deklaroi Memelli.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit