Home Sporti Merkato e Rea...

Merkato e Real Madridit fillon dhe mbaron vetëm më David Alaba-n

32
0

Merkato e Realit të Madridit gjatë kësaj vere mund të konsiderohet e mbyllur ende pa nisur. Situata ekonomike në klub për shkak të pandemisë është shumë kritike dhe afrimi i austriakut David Alaba me parametër zero mund të jetë i vetmi. Presidenti Florentino Perez i ka komunikuar trajnerit Carlo Ancelotti se në skuadër nuk do të ketë afrime të tjera në këtë merkato dhe i duhet të punojë me grupin e futbollistëve që ka aktualisht në dispozicion.

Edhe zëvendësuesin e kapitenit Sergio Ramos i cili u largua pasi nuk iu rinovua kontrata Ancelotti duhet ta gjejë në shtëpi dhe përkrah francezit Varane në qendër të mbrojtje parashikohet të luajë një mes Eder Militaos dhe Nachos ndërkohë që në ndeshje të caktuara mund të përshtatet dhe Alaba si qendërmbrojtës.

Për Mbappe ose Haaland tifozët e Realit duhet të presin edhe një tjetër vit, kur francezit t’i përfundojë kontrata me Paris Saint Germain ose Haaland-it t’i hyjë në fuqi klauzola e largimit prej 75 milionë eurosh nga Dortmundi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit