Mesazhet nga Kim, diplomati Nesho: Me rëndësi që SHBA-ja të jetë aleate me Shqipërinë

Diplomati Agim Nesho, thotë se mesazhet e ambasadores së SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim për PD, në thelb mund të jenë bërë për të zgjidhur një çështje.

Po ashtu Nesho shprehet se shtetet e fuqishme kanë të drejtë të ndërhyrjnë në vendin tonë, pasi jemi një vend me shumë kriza dhe politikanët janë të kapur.

”Mendoj që vetë opinioni publik në rastin e Berishës, mendon që SHBA duhet të vazhdojnë të jenë aleati ynë strategjik. Asnjë personazh që vjen nga burokracia eshtetit të fuqishëm të botës që kërkojnë të luajnë një rol politik të brendshëm, sigurisht e komprementon këtë marrëdhënie”.

SHKARKO APP