Mesfushori i Juventusit përfshihet në aksident me Ferrarin e tij, ja pamjet

Tjetër ngjarje aspak e këndshme për brazilianin Arthur Melo. Mesfushori i Juventusit, i cili është jashtë fushave prej muajsh për shkak të një dëmtimi, është përfshirë në një aksident me makinën e tij Ferrari.

Arthur po shkonte drejt qendrës së vizitave mjekësore, J-Medical për një kontroll në këmbë, por u përfshi në një aksident, në të cilin nuk ishte përgjegjës. Për fatin e mirë, ai nuk pësoi asnjë dëmtim.

Ecuria e rikuperimit po shkon shumë mirë, teksa trajneri Allegri së fundmi ka konfirmuar se braziliani do të jetë në dispozicion pas ndeshjeve të kombëtareve në tetor. /R.Lika-Koha Jone/

Image

SHKARKO APP