Mesfushori largohet zyrtarisht nga Egnatia, firmos me Debrecenin

Hamzat Ojediran nuk do të jetë më një lojtar i Egnatias. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi rrogozhinas i cili zyrtarizoi shitjen e lojtarit drejt klubit hungarez të Debrecen.

Rrogozhinasit publikuan lajmin në rrjetet sociale ku shkruhej gjithashtu se nga ky transferim Egnatia ka ruajtur 20% të kartonit të lojtarit. Hamzat u transferua tek Egnatia në verën e kaluar dhe u bë menjëherë një lojtar i rëndësishëm për skuadrën.

Kështu 19-vjeçari largohet nga “Abissnet Superiore” për të nisur një aventurë të re në Hungari.

Postimi i plotë i klubit

KF Egnatia ka arritur marrëveshjen me klubin e madh Hungarez, Debrecen për transferimin e futbollistit tonë Hamzat Ojediran.

Hamzat u bë pjesë e klubit gjatë muajit gusht dhe menjëherë u kthye në një lojtar shumë të rëndësishëm për ekipin dhe të dashur për tifozët.

Nga ky transferim klubi ka ruajtur dhe 20% të kartonit.

SHKARKO APP