Mësojeni se ku është vendi më i nxehtë në Tokë, në fakt janë dy shkretëtira

Lugina e Vdekjes në SHBA, mban rekordin për vendin më të nxehtë në botë me 56.7 °C, por veç në lidhje me ajrin. Një studim i ri ka zbuluar se dy shkretëtira mbajnë rekordin, në të njëjtin nivel me temperaturën më të lartë të regjistruar ndonjëherë në tokë, ai i Dasht-e Lut në Iran dhe ai i Sonora, në kufirin midis Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, ku temperaturat arritën 80.8 °C.

Dasht-e Lut shtrihet midis dy vargmaleve. Një studim i vitit 2011 e kishte identifikuar Dasht-e Lut si vendin më të nxehtë në botë, por shumica e satelitëve modernë të NASA-s kanë rishikuar vlerësimet e tyre të temperaturës që rriten me 10 ° C.

Shkretëtira Sonoran gjithashtu është vend për një nxehtësi rekord. E vendosur në një lloj pellgu midis maleve, kjo shkretëtirë ndodhet në një zonë të prekur nga fenomeni i hijes së shiut, gjë që e bën atë edhe më e vështirë që toka të ftohet.

SHKARKO APP