Messi do të fitojë “Topin e Artë”, por a e meriton “pleshti”?

Leo Messi do të fitojë për herë të tetë në karrierë Topin e Artë. Ky është lajmi që qarkullon prej disa ditësh në mediat spanjolle, por që konfirmohet gjithnjë e më shumë. Argjentinasi do të thellojë rekordin me trofeun prestigjioz individual pas suksesit në Kupën e Botës 2022.

Ceremonia zyrtare e dorëzimit të çmimit do të bëhet më 30 tetor në Paris. Kur kanë mbetur edhe pak orë nga mbrëmja gala, në mediat botërore nuk kanë më asnjë dyshim: Fitues do të jetë Lionel Messi.

Suksesi me përfaqësuesen e Argjentinës duke rrëmbyer Kupën e Botës, një troe që i mungonte në karrierën e jashtëzakonshme. Një sukses ku Messi ishte protagonist absolut dhe duke qenë se eventi u zhvillua në dimrin e vitit 2022, hyn në listën e turneve që merren parasysh për dhënien e çmimit.

Kjo do të jetë edhe hera e parë në histori, që Topi i Artë i dorëzohet një futbollisti i cili nuk luan në ligat europiane. Prej disa muajsh Leo është transferuar në Major League Soccer amerikane, ku luan me Inter Miami. Kujtojmë që në garë është dhe Erling Haaland, i cili fitoi gjithçka sezonin e kaluar me City-in, por mesa duket kjo është e pamjaftueshme për të marrë këtë çmim.

 

SHKARKO APP