Meta: E dënoj dhunën ndaj gazetarit Gjençaj, meriton ndëshkim ligjor

Presidenti i vendit, Ilir Meta e ka dënuar incidentin e ndodhur mes policisë së shtetit dhe gazetarit Ergys Gjençaj në një operacion te “Varri i Bamit”. Përmes një reagimi në Facebook Meta shkruan se  ky rast i përsëritur i cenimit fizik të reporterëve meriton ndëshkim ligjor.

“Dënoj me forcë dhunën arbitrare të punonjësve të Policisë së Shtetit ndaj gazetarit të “News 24”, Ergys Gjençaj, i cili ishte në krye të detyrës dhe që gjithmonë ka dëshmuar profesionalizëm të lartë për informimin publik. Ky rast i përsëritur i cënimit fizik të reporterëve meriton ndëshkim ligjor dhe është një tjetër incident i rëndë, që dëshmon se përdorimi i pajustifikuar i dhunës, veçanërisht ndaj përfaqësuesve të medias, është kthyer në një mentalitet shqetësues në radhët e Policisë, që duhet trajtuar me zero tolerancë, në përputhje me ligjin.

Duke shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e plotë për të gjithë gazetarët kurajozë dhe të pavarur, theksoj se liria e medias është thelbësore për demokracinë dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, shkruhet nw reagimin e presidentit Meta.

SHKARKO APP