Home POLITIKE Meta në prote...

Meta në protestë: Rama e ka fshirë PS-në, vuajmë nga kartonokracia

62
0

Kreu i PD-së Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta i janë bashkuar protestës para Parlamentit.

Në fjalën e tij para protestuesve, Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se “dhe atë PS që ekzistonte, e ka uzurpuar e ka fshirë, e prandaj Shqipëria sot vuan nga kartonokracia”.

Do të ikë e do të ikë njëherë e përgjithmionë bashkë me sektin e tij që i ka bërë dëme këtij vendi më shumë se çdo pushtues i huaj.

Ka pasur pushtues që kanë lënë disa vepra të mira në këtë vend ndërsa ky sekt bastardësh vetëm dëme i ka bërë vendit tonë.

Unë vij nga PS, ju e dini mirë edhe socialistët që më dëgjojnë e dinë mirë, duhet t’ju them një histori se si shpjegohet që u katandis ky Parlament që përjashtohet profesor Edmond Spaho, profesor Tritan Shehu, tërë ato gra e deptuetë të nderurar për një fjalë goje.

Po, sepse ai është në një gjendje shumë të rëndë, por edhe sepse e ka shuar dhe atë PS që ekzistonte, e ka uzurpuar e ka fshirë, e prandaj Shqipëria sot vuan nga kartonokracia“, tha Meta.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit