Home POLITIKE Meta në SPAK,...

Meta në SPAK, Berisha: Rama është prapa gjahut politik të opozitës

54
0

Në një konferencë për mediat të mbajtur ditën e sotme, ish-kryeministri, Sali Berisha, u pyet nga gazetarët për paraqitjen në SPAK të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta për çështjen e ÇEZ-DIA.

Në fjalën e tij, Berisha tha se nuk ka dyshim që kryeministri Rama është prapa gjahut politik të opozitës.

Më tej ai hodhi akuza ndaj prokurorit të SPAK, Arben Kraja teksa tha se ai u shkarkua prej ligjit të lustracionit të Berishës.

“Keni dyshim që nuk është Rama prapa gjahut politik të opozitës. Kam denoncuar takimet e fshehta dhe lidhjet monstruoze të krimit të skapistëve, kanë lidhje të tmerrshme me banda dhe krimin, Si mund të dyshohet që nuk është Rama pas kësaj. Nuk është folur asnjë fjalë për këtë punë, por vetëm aksionin opozitar. Rama urdhëron fallangat e krimit në SPAK e gjykata, Prokurorët janë në konflikt interesi, Arben Kraja la detyrën pas ligjit të lustracionit. Nuk mund të merrte një shqyrtim të çështje të Berishës. Bëra ligjin që ish-xhelatët e sigurimit të shtetit s’mund të jenë në drejtësi, janë të përjashtuar me ligj. Ku pyet Rama në ligj kur i përdor si do. Arben Kraja duke e ditur se është larguar nga sistemi i drejtësisë nga një iniciativë e Berishës s’duhet të merrte këtë çështje, Ligji nuk e lejon të jetë në SPAK, kryesoi edhe SPAK. Po të mos ishte byk në ndërgjegjen profesionale, është i verbuar nga hakmarrjet e vjetra marrin dhe mendojnë se mund të më impresionojnë mua”-tha Berisha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit