Meta: Parlamenti miratoi ligjin për të shkaterruar zonat e mbrojtura

Ilir Meta shkruan sot: “Kuvendi i Shqipërisë është zhytur në kaos dhe paligjshmëri totale dhe është kthyer prej kohësh në një noter të neveritshëm të Qeverisë, që miraton vetëm ligje për llogari të oligarkëve dhe në dëm të interesit publik, qytetar dhe kombëtar.

I tillë ishte edhe miratimi pa debat dhe transparencë i ligjit të shumëkontestuar edhe nga Bashkimi Europian, nga opozita e vërtetë, nga shoqëria civile, nga ekspertët dhe mbrojtësit e mjedisit për masakrimin e zonave të mbrojtura, që së shpejti rrezikojnë të kthehen në sheshe ndërtimi për resorte, komplekse pallatesh apo biznese, që kryesisht kanë si qëllim pastrimin e parave.

Me këtë ligj, Shqipëria nuk do të ketë më pasuri natyrore të mbrojtura nga shteti dhe pasojat shumë të rënda do të jenë të pakthyeshme dhe me kosto të parikuperueshme edhe për vetë turizmin.”.

SHKARKO APP