Meta thirrje administratës publike: Mos u bëni bedela për korrupsionin e Ramës

Kryetari i Partisë së Lirisë ilir Meta, në një konferencë për shtyp i ka bërë thirrje administratës që mos të bëhet vegël në dorën e kryeministrit Edi Rama për të bërë korrupsion.

Ai u shpreh se askush nuk do t’i shpëtojë përgjegjësisë.

“Duke përmendur disa nga faktet dua të bëj thirrje për administratën publike, mos u bëni bedela për korrupsionin e Ramës, mos dëmtoni veten dhe familjet tuaja. Mos firmosni. Bëni gjithçka për të qenë korrekt me ligjin sepse ditët e javët e Ramës janë të numëruara. Është e rëndësishme që ju të flini të qetë e të tilla të jenë edhe familjet tuaja. Një korrupsion i këtyre përmasave nuk do të tolerohet kurrsesi.
U ka dalë shumë të tjerëve garant por kjo është e pamundur, edhe e pamundur[për ti shpëtuar përgjegjësisë do të jetë për të tërë. Falenderoj punonjësit që bashkëpunojnë me ne dhe opozitën për të sjellë fakte të këtij korrupsioni të tillë”, tha Meta.

SHKARKO APP