Meta voton dhe u bën apel qytetarëve: Bëhuni pjesë e ndryshimit, sot rrëzohet monizmi

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi dhe fëmijët, kanë votuar mëngjesin e sotëm.

Para mediave Meta ka ftuar qytetarët që të shprehin votën e tyre dhe të bëhen pjesë e ndryshimit.

“Një qytetar që nuk e ushtron këtë të drejtë, nuk ka të drejtë të ankohet. Ushtrojeni këtë të drejtë sot. Vetëm përmes pjesëmarrjes dhe kësaj mundësie të shkëlqyer ju mund të bëheni pjesë e ndryshimit. Ditë e madhe për Shqipërinë, merr fund monizmi absolut”, tha Meta.

SHKARKO APP