Milani fiton me vuajtje ndaj Spezias së Manajt dhe merr përkohësisht kreun (VIDEO)

Milani vuan po arrin të dalë më 3 pikë të plota nga transfertë ndaj Spezias. Kuqezinjtë vuajtën mungesën e hapësirave, teksa 45 minutat e para do të mbylleshin me rrjeta të paprekura.

Në fillimin e së dytës, Danel Maldini shënoi një gol të bukur me kokë pas një krosimi të Kalulu nga krahu i djathtë. Spezia reagoi mjaft mirë duke vendosur baraspeshën 10 minuta nga fundi me Verden. Rey Manaj luajti në 30 minutat e fundit.

Milani gjithsesi gjeti forcat për t’u rikthyer sërish në avantazh në minutën e fundit, falë një golit të Brahim Diaz. Ky ishte goli i tretë për të në kampionat. Skuadra e Piolit merr përkohësisht kreun me 16 pikë, 1 më shumë se Napoli. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP