Milani fiton ndaj Venezias dhe i bashkohet Interit në krye të Seria A (VIDEO)

Milani rikthehet në rrugën e fitoreve në Seria A. Kuqezinjtë morën një sukses të pastër 2-0 në shtëpi ndaj Venezias. Skuadra e Piolit vuajti gjetjen e hapësirave në 45 minutave të para, duke krijuar vetëm një shans shënimi me Rebic.

Në minutën e 68-të, Milani më në fund do të arrinte që të gjente golin me Brahim Diaz që shfrytëzoi më së miri një pasim në zonë. Kuqezinjtë morën zemër nga goli, teksa në të 82-ën do të gjenin edhe golin e sigurisë me tëmajtën magjike të Theo Hernandez.

Me këtë fitore Milani ngjitet në vendin e dytë me 13 pikë, po aq sa edhe Interi. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP