Milani i “gjymtuar” në mbrojtje, vetëm Tomori nuk është i dëmtuar

Humbja ndaj Borussia Dortmund ka lënë Milanin me “një këmbë” jashtë Champions League, me teknikun Stefano Pioli, që tashmë duhet të bëjë edhe një herë llogaritë për sa i përket dëmtimeve, pasi në përballjen e së martës në mbrëmje, mbrojtësi gjerman, Malick Thiaw, ju bashkua infermierisë.

Thiaw është qendërmbrojtësi i pestë i “Djajve” që dëmtohet, nga 6 të tillë që Pioli ka në dispozicion, pasi më herët dëmtim kanë pësuar Caldara, Kalulu, Kjaer e Pellegrino, të cilët pritet të rikthehen mes dhjetorit dhe marsit.

Aktualisht Pioli ka në dispozicion vetëm anglezin Fikayo Tomori dhe shpreson të rikuperojë danezin Simon Kjaer brenda mesit të dhjetorit, teksa mbetet për t’u parë se cilin futbollist do të përshtatë në krah të anglezit. Ndaj Dortmund u aktivizua Krunic, por një opsion mund të jetë edhe Calabria, për t’i lënë vendin Florenzit në të djathtë.

 

SHKARKO APP