Milani mendon për transferimin e mesfushorit të Juventusit

Aaron Ramsey me shumë mundësi nuk do të jetë pjesë e Juventusit në sezonin e ri, pasi nuk bën pjesë në plane e trajnerit Allegri. Interesim të madh për të po shfaq Milani, që akoma nuk e ka gjetur zëvendësuesin e Hakan Calhanoglu.

Shumë emra ndodhen në listën e drejtuesve të kuqezinjve, aty ku është shtuar edhe emri i 30-vjeçarit nga Uellsi, i cili aktivizohet në të gjithë pozicionet e mesit të fushës.

Mediet italiane shkruajnë se Milani do të tentojë huazimin e lojtarit, edhe pse Juventusi do të preferonte shitjen e tij të menjëhershme. Gjithsesi nuk ka asgjë konkrete sa i përket kësaj lëvizje.

SHKARKO APP