Milani shmang humbjen ndaj Lecces, por i jep shansin Napolit të arratiset (VIDEO)

Milani nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 2-2 në duelin e javës së 18-të ndaj Lecces, duke i dhënë mundësinë Napolit që të arratiset me +9 pikë në krye të tabelës.

Kuqezinjtë e nisën shumë keq ndeshjen, duke shënuar autogol me Theo Hernandez në minutën e 3-të. Lecce nuk u mjaftua me kaq, pasi në të 23-tën do të gjente dhe golin e dytë me Baschirotto.

Pioli ndërhyn në pjesën e dytë duke aktivizuar Dest dhe Messias. Në minutën e 58-të, Leao rihapi sfidën me një goditje të befasishme brenda zonës. Ndërkohë që në të 70-tën, Calabria shënoi golin e dytë pas një asisti që mori nga Giroud.

Edhe pse tentoi deri në fund që të shënonte dhe golin e fitores, Milani u kënaq vetëm me një pikë. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP