Ministri i Brendshëm: Po punojmë çdo ditë me Interpolin

“Goditja e pandëshkueshmërisë! Po punojmë çdo ditë, me INTERPOL për gjetjen e personave të përfshirë në ngjarje të rënda kriminale, të fshehur prej kohësh nga përballja me drejtësinë apo vuajtja e dënimit. Përgëzime Policisë së Shtetit, Interpol Tirana dhe Interpol Manchester për dhënien fund arratisë së një personi mbi të cilin rëndojnë veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe municionit”, ngjarje kriminale e ndodhur 15 vite më parë në Elbasan”, shkruan ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

SHKARKO APP