Ministri serb ofendoi Presidenten Osmani, Vela: Aleksandar Vulin është këlyshi i Mira Markoviç

Përplasjet Serbi-Kosovë nuk kanë të ndaluar, por këtë herë është prekur figura e kreut të shtetit. Shefi i Stafit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela ka reaguar pas ofendimit të ministrit të Brendshëm serb, Aleksandër Vulin ndaj presidentes Vjosa Osmani.

Përmes një postimi në Twitter, Vela e ka quajtur këlysh të Mira Markoviç, duke e ciësuar atë si zëdhënës të regjimit primitiv, të dhunshëm dhe seksist në Serbi.

”Këlyshi i Mira Marković gjatë viteve 1990 në JUL, Aleksandar Vulin është zëdhënësi i regjimit primitiv, të dhunshëm dhe seksist në Serbi. Vulin i shërben zotërisë së tij aktual, Aleksandër Vuçiç me të njëjtën forcë dhe përkushtim ashtu si i shërbeu Millosheviçit. E neveritshme”.

SHKARKO APP