Mirel Josa largohet zyrtarisht nga drejtimi i Kukësit

Mirel Josa nuk do të jetë më trajner i Kukësit. Rezultatet jo shumë pozitive duke u renditur në vendin e 6-të, detyruan drejtuesit e klubit të ndërprisnin bashkëpunimin me Josën i cili tashmë është një trajner i lirë në treg.

Josa kishte kontratë me Kukësin edhe për sezonin e ardhshëm por siç njofton vetë klubi verilindor në faqen zyrtare palët me konsensus kanë rënë dakord për ndërprerjen e bashkëpunimit.

Nuk dihet ende emri i ri që do të pasojë Josën në stolin e skuadrës verilindore , teksa tashmë ka nisur kërkimi.

SHKARKO APP