Misteri i vrasjes së biznesmenit shqiptar në Itali

Vijon që të jetë me mister vrasja e biznesmenit shqiptar Fatmir Ara në Mati të Torinos në Itali. 43-vjeçari që u shpall i humbur nga familja në 2 shtator u gjet një ditë më parë i pajetë buzë një rrugë në një zonë të pyllëzuar në afërsi të kompanisë së drejtonte.

Autoritetet italiane u thanë mediave vendase se ai ishte qëlluar disa herë me armë zjarri në rrethana ende të paqarta. Në afërsi të trupit të pajetë u gjet edhe makina e tij.

Pisat janë te konfliktet që mund të ketë pasur viktima. Ara ka qenë me precedentë penalë në të shkuarën dhe hetuesit janë duke hapur dosjet e tij të vjetra. Në pyetje janë marrë familjarë dhe bashkëpunëtorë të shqiptarit.

SHKARKO APP