Mitsotakis takohet me 7 eurodeputetët e rinj, i pranishëm virtualisht dhe Fredi Beleri

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis zhvilloi sot paradite një takim me shtatët eurodeputet e rinj të zgjedhur në zgjedhjet e fundit për Parlamentin Evropian.

Prezent fizikisht në takim ishin Giorgos Autias, Eliza Vozeberg, Eleonora Meleti, Manolis Kefalogiannis dhe Dimitris Tsiodras, ndërsa në lidhje live ishin Evangelos Maimarkis dhe Fredi Beleri, i cili prej muajsh është në paraburgim në Shqipëri. Kujtojmë se Beleri doli i katërti me vota në zgjedhjet e PE për eurodeputet.

Po ashtu në takim morën pjesë edhe ministri i Shtetit Akis Skertos, zv.ministrja e Punëve të Jashtme Alexandra Papadopoulou dhe sekretari i Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Bashkimit Evropian, Tasos Hatzivasiliou.

SHKARKO APP