Mjeku te Trauma kapet mat, mori 20 mijë lekë nga agjenti i infiltruar

Mjeku Fitim Marku u arrestua gjatë punës te Spitali i Traumës, pasditen e kësaj të premteje. Ai u kap në flagrancë duke marrë 20 mijë lekë për të ofruar shërbimin ndaj një pacienti. Për të kishte pasur shumë denoncime se merrte para dhe kjo ka bërë që policia ta monitoronte deri në momentin e prangosjes. Në spital është futur si pacient një agjent i infiltruar, i cili i ofroi mjekut shumën prej 20 mijë lekësh, të cilën ai nuk e ka refuzuar.

SHKARKO APP