Home Euro 2020 Modric i frik...

Modric i frikësohet Anglisë në Europian: Nisja më e keqe e mundshme!

11
0

Ylli i Kroacisë, Luka Modric, ka folur për Daily Mail për debutimin kundër Anglisë në Europian, duke pranuar se është pak i frikësuar nga ky duel.

“Grupi ynë në Europian është shumë i vështirë. Anglia, Republika e Çekisë dhe Skocisë janë skuadra të mira dhe nuk do të jetë e lehtë të kualifikohemi.

Anglia? Është ndeshja më e keqe për ta nisur Europianin. Jam gjithmonë optimist, por kjo është ndeshje e parë shumë e vështirë. Kjo është një finale e vërtetë, sepse një humbje mund ta vështirësojë shumë kalimin e grupit.

E dimë se nuk mund të bëjmë asnjë gabim në këtë ndeshje. Jam i bindur se mund të fitojmë nëse bëjmë lojën tonë. Anglia ka një skuadër të madhe, veçanërisht në sulm. Lojtarë si Kane, Rashford dhe Sterling mund të ndëshkojnë këdo”, tha mesfushori i Kroacisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit