Moggi bën skanerin e Seria A: Interi më i fortë se Juventusi, bardhezinjtë po riorganizohen!

Ish drejtori i Juventusit, Luciano Moggi ka dhënë një intervistë për “TuttoMercatoWeb”. Moggi ka folur rreth bardhezinjve që sipas tij po riorganizohen me të rinj cilësorë, ndërsa shprehet se Interi është më i fortë në garën për titull kampion.

“Tani për tani Juventusi po riorganizohet me të rinj cilësor. Do të duhen disa vite për të qenë ende në nivele të larta. Juventusi do të jetë përsëri konkurrues. Ata kanë Chiesa-n, Kulusevskin dhe Locatellin në shtëpi, mund të mbështeten te ata.

Interi? Marota dhe Ausilio bënë një punë të shkëlqyer me sulmues si Correa, Dzeko dhe Lautaro. Simone Inzaghi është një trajner që qëllimin kryesor ka të sulmojë. Correa ka vetëm një të metë sepse dëmtohet shpesh, ai gjithmonë luan vetëm gjysmë të kampionatit. Por kur luan, e patë se si godet. Nëse shikojmë vlerat, Interi është edhe më i fortë. Në garën për titull kampion, Interi është më i fortë”, deklaroi Moggi.

SHKARKO APP