Moggi: Ky Juventus ka sulmues me “pistoletë uji”

Juventus pësoi një humbje të thellë 5-1 ndaj Napolit të premten duke i dhënë fund ecurisë së fitoreve radhazi. Bardhezinjtë morën një goditje të fortë në pretendimet për titull ndërsa së fundmi, kritika për Zonjën e Vjetër vijnë edhe nga ish-drejtori Luciano Moggi.

Ky i fundit thekson se skuadra aktuale e Juventus nuk ka lidhje me skuadrën e vitit 2015 që atë sezon përmbysi Napolin.

“Allegri u mor me fjalë para ndeshjes me Napolin dhe në fund bëri një figurë të shëmtuar. Më duket sikur ato tetë fitoret radhazi pa pësuar gol, por duke luajtur keq, krijuan iluzione të gënjeshtërta. Në vitin 2015 fituan titullin edhe pse me 15 pikë diferencë, por ky është një Juventus tjetër, mjafton të them emra si Chiellini, Bonucci, Buffon apo edhe Barzagli.

Janë një kategori tjetër nga ata lojtarë që ka Juventus aktualisht, në atë kohë kishte sulmues që “çanin” rrjetën. Ndërsa tani janë lojtarë që godasin sikur janë me “pistoletë uji”, është sulmi i gjashtë më i miri i kampionatit me vetëm 27 gola”, u shpreh Moggi.

SHKARKO APP