Momente tensioni te Bayerni, Kimmich sherr me asistentin e Tuchel

Nuk mungojnë momentet e tensionit te Bayern Munich. Rasti i fundit vjen nga mbrojtësi Joshua Kimmich, i cili sipas asaj që raportohet nga Corriere dello Sport, së fundmi është përplasur me një nga asistentët e Tuchel, Zsolt Low.

Këto momente aspak të këndshme në këtë moment delikat, mund të shtyjnë bavarezët që ta largojnë në fundin e sezonit. Fakti që ka një kontratë deri në vitin 2025, është një arsye më shumë për të menduar për largimin e tij, edhe pse ndoshta me një shifër të ulët.

Bayerni ka tre humbje radhazi, teksa situata në ekipin e Tuchel nuk është aspak e qetë.

SHKARKO APP